Marrëdhënia e tensionuar mes Iker Casillas dhe José Mourinhos është e njohur. Ish-portieri rikthehet me një koment të ri për trajnerin në podcast-in e tij, ‘Bajo los palos’, gjatë një interviste me Marcelon, ish-shok skuadre te Real Madridi.
Marcelo tregoi: “Në një ndeshje kundër Recreativo de Huelva luajta shumë mirë, ai më tha: ‘Marcelo, je i jashtëzakonshëm. Top, top, top’. Pastaj shkova në shtëpi shumë i lumtur. Ndeshjen tjetër bëra një gabim dhe më tha: ‘ti je e kundërta totale, je i keq’.
Marcelo shtoi: “Një herë pas stërvitjes më tha ‘e di pse nuk shkove në Botëror? Sepse nuk mbron asgjë. Je i tmerrshëm’. Por mua më pëlqeu, mësova shumë”. Casillas iu përgjigj me buzëqeshje: “Atëherë kishim të drejtë disa prej nesh…” Kjo nënkupton se mendimi i tij për Mourinhon mbetet i njëjtë.
The post Casillas e sulmon sërish Mourinhon: Atëherë kishim të drejtë disa prej nesh… appeared first on Telesport.













