Casemiro do largohet në fund të sezonit, Man. United gjen zëvendësuesin perfekt të brazilianit te Real Madrid

Pavarësisht se ka treguar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku ka qenë protagonist kryesor në shumë ndeshje për Manchester United, Casemiro ka bërë të ditur prej kohësh se do të largohet në fund të këtij sezoni nga “Djajtë e Kuq”, si lojtar i lirë.

Drejtuesit e Manchester United po shqyrtojnë disa emra për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Casemiro, pra një lojtar me cilësi dhe aftësi të ngjashme me ato të brazilianit për mesin e fushës. Emri i parë në listë është ai i Eduardo Camavinga, francezi po kalon një sezon të trazuar në Madrid dhe kohët e fundit po përflitet shumë për një largim të tij në fund të sezonit.

Te “Los Blancos” janë të hapur për largimin e Camavinga dhe sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga Spanja, drejtuesit e Real Madridit do të mjaftoheshin me një ofertë 50-60 milionë euro për mesfushorin francez. Gjithsesi, jemi ende në fazat fillestare, por interesi i Man. United mbi Camavinga është real dhe shumë shpejt pritet të nisin bisedimet zyrtare mes palëve, bën me dije “Defensa Central”.

The post Casemiro do largohet në fund të sezonit, Man. United gjen zëvendësuesin perfekt të brazilianit te Real Madrid appeared first on Telesport.