Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp…

Raporti i gjyqtarit Quintero González për Real Madrid–Celta pasqyron një mbrëmje tensioni në “Bernabéu”. Arbitri ndëshkoi Realin me 6 kartonë të verdhë, përfshirë atë për Bellingham, i hyrë në fushë “pa autorizim”, pasi ishte trajtuar nga stafi mjekësor. Fran García mori dy të verdhë brenda një minute për dy ndërhyrje të rrezikshme dhe u përjashtua. Rodrygo, Valverde dhe Carreras u ndëshkuan gjithashtu për protesta ndaj arbitrave në minutat e fundit.

Përjashtimi i Carreras me karton të dytë të verdhë në minutën e 90-të u shoqërua me frazën e regjistruar: “Je shumë i dobët”. Raporti përmend edhe Endrick, i përjashtuar pasi braktisi stolin, vrapoi duke bërtitur drejt arbitrit të katërt dhe u mbajt nga stafi. Po ashtu, Xabi Alonso u ndëshkua me karton të verdhë për protesta nga zona teknike në minutën e 73-të. Dokumenti përshkruan një ndeshje që u përshkallëzua emocionalisht në fund, me Real Madridin të nervozuar dhe në disavantazh rezultati.

Ndeshja vijoi tejet e tensionuar edhe pas përfundimit. Në tunelin e dhomave të zhveshjes, arbitri identifikoi Dani Carvajal, i veshur civil, teksa iu drejtua me një qortim të drejtpërdrejtë: “Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferencë për shtyp”. Një shtesë në raportin e arbitrit, që nënvizon klimën e ashpër që shoqëroi humbjen e Real Madridit.

The post Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp… appeared first on Telesport.