Menaxhimi i Dani Carvajal te Real Madridi vazhdon të ngrejë dyshime dhe pikëpyetje. Megjithëse është rikuperuar plotësisht prej javësh, kapiteni nuk ka luajtur asnjë minutë në La Liga që nga momenti kur Alvaro Arbeloa mori drejtimin teknik. Në ndeshjen e fundit kundër Valencias (0-2), Carvajal u la sërish jashtë formacionit titullar, me Arbeloa që preferoi të aktivizonte të riun David Jimenez, ndërsa Alexander-Arnold u fut vetëm në fund të lojës.
Një detaj që tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe analistëve ishte fakti se Carvajal nuk u nxeh as para ndeshjes, duke shtuar zërat për një situatë të pakëndshme rreth menaxhimit të tij. “Nuk është normale që një lojtar si ai të mos jetë në gjendje të luajë as 15 minuta. Ka një problem me Carvajal”, – raportojnë mediat iberike.
Pas ndeshjes, situata nuk u sqarua. Kapiteni qëndroi disa minuta në fushë duke biseduar me përgatitësin atletik Antonio Pintus, me shenja shqetësimi që konfirmojnë kompleksitetin e çështjes.
The post Carvajal, “minë me sahat” te Real Madridi? I gatshëm, por zgjedhje e tretë në krahun e djathtë appeared first on Telesport.










