Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë, Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A

Dani Carvajal pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë, për shkak dëmtimi të pësuar në “El Clasico-n” e fundit. Për këtë arsye, Real Madrid po mendon të ndërhyjë në merkato. Objektivi i madrilenëve është mbrojtësi i djathtë i Romës, Zeki Celik.

28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me verdhekuqtë dhe transferimi i tij brenda merkatos së janarit mund të arrihet për një shifër rreth 10 milionë euro.

Dihet që Real Madrid ka dhe Alexander Arnold në krahun e djathtë, por madrilenët nuk duan të rrezikojnë të mbeten vetëm me një lojtar në këtë krah, ndaj janë të detyruar të ndërhyjnë në merkato.

The post Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë, Real Madrid gjen zëvendësuesin në Serie A appeared first on Telesport.