Që kur u emërua trajner i përkohshëm i Manchester United, pas shkarkimit të Rúben Amorim, Michael Carrick ka surprizuar me rezultate pozitive. “Djajtë e Kuq” janë aktualisht të tretët në Premier League dhe mund të synojnë kthimin në Champions pas dy sezonesh zhgënjyese (15° dhe 8°). Megjithatë, shumë tifozë dhe ish-lojtarë të klubit kërkojnë një emër më të madh për sezonin e ardhshëm.
Paul Scholes, shpesh kritik ndaj Carrick, sqaroi kritikat e tij: “Nuk doja ta ofendoja Michael. Është një nga njerëzit më të mirë në futboll. I shkrova për t’i shpjeguar dhe ai tha se nuk ishte zemëruar. Thjesht vëreja se në katër ndeshjet e fundit skuadra nuk luajti në nivelin më të mirë, megjithatë mori rezultate”.
Shumë media përmendin Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann si kandidatë kryesorë, duke theksuar sukseset e Enrique te Barça dhe PSG, dy herë fitues i Champions League. Patrice Evra shton: “Luis Enrique do të ishte ideal për Manchester United. Filozofia dhe eksperienca e tij janë të jashtëzakonshme. Megjithatë, Carrick meriton shansin, ka bërë një punë shumë të mirë”.
The post Carrick po shkëlqen me rezultate, Evra skeptik: Meriton shansin, por më mirë Luis Enrique appeared first on Telesport.










