Carrick nis punën si trajner me lajme të mira, dy “përfcorcime” vijnë nga Kupa e Kombeve të Afrikës

Michael Carrick ka nisur të mërkurën nga puna si trajner i Manchester United, gati 10 ditë pas shkarkimit të Rubën Amorim. Ish-legjenda e “djajve të kuq” ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.

Dhe, menjëherë kanë mbërritur lajme të mirë. Edhe futbollistët Bryan Mbeumo e Amad Diallo morën pjesë në seancën e parë stërvitore të trajnerit të ri Michael Carrick në Carrington.

Dy lojtarët nuk kanë luajtur në gjashtë ndeshjet e fundit të Manchester United, pasi kanë qenë me kombëtaret e tyre gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës. Si kamerunasi Mbeumo ashtu edhe Ama me Bregun e Fildishtë, u eliminuan në çerekfinale.

Dy përforcime të rëndësishme për “djajtë e kuq”, që vijnë nga një moment aspak i mirë, pasi u eliminuan edhe nga Kupa. Në turneun afrikan ndodhet ende Noussair Mazraoui, në gjysmëfinale me Marokun.

The post Carrick nis punën si trajner me lajme të mira, dy “përfcorcime” vijnë nga Kupa e Kombeve të Afrikës appeared first on Telesport.