Carragher kritikon hapur Salah: Flet vetëm kur merr “MVP” ose kërkon kontratë të re

Kriza te Liverpool ka nxitur një debat të brendshëm, që po bëhet publik. Mohamed Salah, larg formës më të mirë dhe pa shënuar gol prej një muaji, është kthyer në qendër të kritikave. Në këtë Premier League ka 4 gola në 12 ndeshje, teksa “heshtja” e tij në javët më të vështira ka ndezur alarmin.

Jamie Carragher, zë i respektuar në “Anfield”, nuk i kurseu fjalët në “Sky Sports”. Ish-mbrojtësi theksoi se gjithmonë Virgil van Dijk del përpara mediave, pas çdo dështimi: “Është kapiten dhe kjo i takon, por nuk duhet të jetë i vetmi. Ka liderë të tjerë që duhet të flasin për krizën e klubit”.

Carragher kritikoi direkt Salah, duke thënë se ai zgjedh kur të flasë: “Para një viti fliste hapur për të ardhmen dhe mungesën e një kontrate të re. E dëgjoj vetëm kur merr MVP, ose kur negocion kontratë të re”.

Ish-qendërmbrojtësi shtoi se dëshiron ta shohë Salah si një nga udhëheqësit e ekipit: “Do doja ta shihja atë, një futbollist historik i Liverpool-it, duke mbrojtur publikisht grupin në këto momente”. Ndërsa tifozët e kuq shqetësohen dhe humbjet shtohen, sytë kthehen te numri 11. “Anfield” pret gola dhe… fjalë prej “Faraonit”.

 

The post Carragher kritikon hapur Salah: Flet vetëm kur merr “MVP” ose kërkon kontratë të re appeared first on Telesport.