Carlo Ancelotti është i sigurt, zbulon ekipin që do të fitojë Premier League këtë sezon

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Carlo Ancelotti ka zbuluar se është një ndjekës i madh i Premier League dhe është i bindur që Arsenal do të fitojë titullin këtë sezon.

“Cili ekip do ta fitojë Premier League? Arsenal. Unë jam një tifoz i Premier League dhe mendoj se “Topçinjtë” e kanë filluar sezonin shumë mirë. Arsenal ka një ekip të fortë dhe i qëndrueshëm”, tha Ancelotti.

Trajneri italian gjithashtu nuk e fsheh simpatinë e tij për klubet që kanë në gjirin e tyre lojtarë brazilianë. “Sigurisht, unë mbështes Arsenalin sepse Gabriel luan atje. Por unë gjithashtu mbështes Tottenhamin për shkak të Richarlison. Unë jam përkrah lojtarëve brazilianë”, shtoi Ancelotti.

The post Carlo Ancelotti është i sigurt, zbulon ekipin që do të fitojë Premier League këtë sezon appeared first on Telesport.