Cardinale mbyll llogaritë me “Elliott”? Prapaskena mbi investitorin e ri kuqezi, Furlani dhe Scaroni

Cila do të jetë e ardhmja aksionare e Milanit? Sipas një zbulimi të “La Verità”, pronari i “RedBird”, Gerry Cardinale, synon të shlyejë borxhin ndaj fondit “Elliott”, duke u çliruar nga kufizimet e lidhura me të. Një hap i tillë do të sillte pasoja të menjëhershme në strukturën drejtuese të klubit. Për ta realizuar këtë plan, mund të hyjë në skenë një investitor i ri. Përmendet grupi “Manulife Comvest”.

“Manulife Financial Corporation” është një kompani shumëkombëshe sigurimesh nga Kanadaja, me seli në Toronto, që ofron shërbime financiare. Dalja e “Elliott” do të kërkonte riformatim të bordit të drejtorëve, ku aktualisht janë Gordon Singer dhe Dominic Mitchell si përfaqësues të fondit.

Në këtë kontekst lind edhe dilema për të ardhmen e CEO-s, Giorgio Furlani, me emra si Massimo Calvelli që qarkullojnë si pasues të mundshëm. Sipas “SportMediaset”, Furlani e kishte menduar largimin që 6 muaj më parë, por u bind të qëndronte pas një bisede me pronësinë. Në diskutim janë edhe pozicionet e CFO-s, Stefano Cocirio, dhe presidentit Paolo Scaroni.

 

The post Cardinale mbyll llogaritë me “Elliott”? Prapaskena mbi investitorin e ri kuqezi, Furlani dhe Scaroni appeared first on Telesport.