Manchester City arriti një fitore të sigurt 2-0 ndaj Brentford, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup. ‘Qytetarët’ kaluan në epërsi në minutën e 32-të, kur Rayan Cherki përfitoi nga një top i kthyer jashtë zone dhe realizoi një gol spektakolar, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë për rezultatin 1-0.
Brentford pati rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 19-të, kur Mathias Jensen ekzekutoi një goditje dënimi të rrezikshme nga jashtë zone, por portieri James Trafford reagoi në mënyrë brilante, duke e mbajtur portën e paprekur.
Në pjesën e dytë, Manchester City rriti ritmin dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 67-të. Savinho depërtoi bukur mes disa mbrojtësve, goditi nga brenda zonës dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 2-0. Të besuarit e Pep Guardiolës tani do të fokusohen në kampionat.
Gjithashtu fitore dhe kualifikim edhe për Newcastle, që eliminoi ekipin e Fulham 2-1 me nje gol te ardhur ne fund nga 19 vjecari Lewis Miley. Më 12 janar 2025, Miley shënoi golin e tij të parë në Kupën FA në një fitore 3–1 ndaj Bromley. Disa muaj më vonë, më 16 mars, ai arriti titullin e tij të parë me klubin pas një fitoreje 2–1 ndaj Liverpool në finalen e Kupës EFL.
Me 10 dhjetor, ai shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve UEFA në një barazim 2–2 jashtë fushe kundër Bayer Leverkusen, duke u bërë lojtari më i ri i Newcastle që e arrin këtë sukses, në moshën 19 vjeç e 223 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të Hugo Viana në vitin 2002. Sonte, serish ne rrjete.
The post Carabao Cup: Cherki dhe Savinho nderojnë Manchester City-n, Newcastle i falet djaloshit magjik 19 vjeçar (VIDEO) appeared first on Telesport.












