Capello, skeptik për Milanin: Shoh ekip shumë pasiv, me një të metë të madhe

21 rezultate pozitive radhazi, vetëm 5 pikë prapa Interit, por trajneri Fabio Capello nuk beson për asnjë moment se Milani mund të konkurrojë për titullin. Ai tha për “Gazzetta dello Sport”: “Personalisht, shoh një ekip shumë pasiv, ndryshe nga zikaltrit, të cilët shpesh ndryshojnë ritmin në varësi të momentit të ndeshjes.

Milani ka një të metë të madhe; loja e tij sulmuese është e pranueshme, por kur duhet të mbrohet, dy sulmuesit kuqezinj nuk i ofrojnë asnjë mbështetje ekipit, kur duhet të tërhiqen. Leao dhe Nkunku nuk e bëjnë këtë, as Pulisic dhe Fullkrug. Nuk është e mundur të shpresosh vetëm të fitosh topin dhe të kundërsulmosh”.

Capello nuk beson në një rikthim të stilit të Piolit: “Jo, sepse diçka ende mungon. Sigurisht një mbrojtës dhe pastaj ka diçka tjetër. Milanit i duhet diçka më shumë, dikush që mund të bëjë diferencën, dikush që mund të detyrojë ndryshim ritmi, edhe kur hyn si zëvendësues”.

A nuk mund të jetë mungesa në kupat europiane një faktor. Capello sqaron: “Në këtë pikë, nuk mendoj se është më kështu. Roma luan gjithashtu në garat e kupës. Mendova se do të vuante veçanërisht nga lodhja kundër kuqezinjve, por nuk ishte kështu. Në fakt, verdhekuqtë treguan freskinë, shpirtin konkurrues dhe vendosmërinë që prisja të gjeja te Milani. Nëse një ekip ka vuajtur, është ai i Allegrit”.

The post Capello, skeptik për Milanin: Shoh ekip shumë pasiv, me një të metë të madhe appeared first on Telesport.