Capello “skanon” Milanin: Tani rrezikon Champions-in, ka më shumë probleme mentale se fizike

Për të komentuar humbjen e rëndë të Milanit 3-0 ndaj Udineses në “San Siro”, që ka komplikuar luftën e titullit dhe madje ka rihapur çështjen e Champions-it, Fabio Capello foli në “Gazzetta dello Sport”: “Jam i habitur deri në një farë pike. Milani ka lejuar shumë kundërsulme, edhe pse episodet nuk i kanë shkuar shumë në favor. Për mua nuk është çështje moduli, por ritmi, Udinese ishte më e shpejtë”.

Sipas tij, problemi është më shumë mendor se fizik: “Në një sezon pa kupa, duket si problem i mendjes më shumë sesa i këmbëve”.

Duke folur për Leao dhe vërshëllimat e “San Siros” ndaj tij, Capello u shpreh: “Rabiot ka të drejtë që kërkon ta mbrojnë, por edhe Leao duhet të ndihmojë veten. Nuk më bind si qendërsulmues dhe nuk më duket më si më parë. Edhe si anësor nuk po driblon më dhe po luan me ritëm të ulët”.

Në fund ai shtoi se Milani aktual “do të kishte vështirësi të kualifikohej në Champions, në këtë formë”.

 

The post Capello “skanon” Milanin: Tani rrezikon Champions-in, ka më shumë probleme mentale se fizike appeared first on Telesport.