Capello “skanon” Milan-Napoli: Mbi të gjitha është duel mes dy trajnerëve fitues

Milan-Napoli është mbi të gjitha dueli mes dy trajnerëve fitues; Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte. Napoli kryeson kampionatin me pikë të plota, ndërsa Milani, pas humbjes në shtëpi ndaj Cremonese, ka reaguar me tri fitore radhazi pa pësuar gol (plus suksesin në Kupën e Italisë ndaj Lecce).

Fabio Capello, për “Gazzetta dello Sport”, thekson: “Allegri ka fituar më shumë tituj kampioni në Serie A, Conte madje ka fituar edhe Premier League. Ata na kanë mësuar se gjithmonë fitojnë më të mirët…”

Sipas tij, forca e tyre qëndron te qartësia e ideve dhe fleksibiliteti: “Të dy e mbajnë gjithmonë skuadrën në dorë, pa u fiksuar në module të pandryshueshme. Dinë të përshtaten me materialin që kanë, pa paragjykime taktike. Janë të jashtëzakonshëm në organizim dhe në vlerësimin e lojtarëve, edhe kur bëhet fjalë për përforcimet në merkato”.

The post Capello “skanon” Milan-Napoli: Mbi të gjitha është duel mes dy trajnerëve fitues appeared first on Telesport.