Capello, shumë i ashpër me Interin pas humbjes ndaj Bodo: Një gjë më bëri përshtypje, askush…

“Pashë një Inter shumë të ngadaltë në çdo aksion, pa shpejtësi. Zikaltrit u përpoqën të depërtonin në qendër dhe nuk ia dolën, por ajo që më bëri përshtypje është se askush nuk arriti të driblojë një kundërshtar. Asnjë situatë një kundër një, asnjë driblim dhe shumë pak ndryshime krahu”.

Fabio Capello kritikoi ashpër zikaltërit pas Inter-Bodo Glimt, ndeshje që vulosi eliminimin e tyre nga Champions League. Skuadra, që sezonin e kaluar luajti finalen, nuk arriti të kualifikohej në 1/8, duke u mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit në “San Siro”.

“Në pjesën e parë lojtarët e Chivu sulmuan shpesh nga e djathta, por pa krijuar rrezik. Mendoja se Dimarco mund të ishte arma shtesë, por nuk u kërkua kurrë me ndryshime loje dhe kjo e penalizoi Interin, – shtoi Capello. – I mungoi shpejtësia e nevojshme për të mposhtur një skuadër të kujdesshme si Bodo. Gjërat ndryshuan kur hyri Sucic, por tashmë ishte tepër vonë”.

The post Capello, shumë i ashpër me Interin pas humbjes ndaj Bodo: Një gjë më bëri përshtypje, askush… appeared first on Telesport.