Capello pret reagim krenarie nga Juventusi: Ka 40% shanse kualifikimi. Interi? Them 50 me 50

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello analizoi momentin e skuadrave italiane në Champions League, duke nisur nga Juventusi: “I mungon një mbrojtës i vërtetë. Me largimin e Bremer nga fusha u fik drita. Për ndeshjen e kthimit kundër Galatasaray kam një shpresë.

Turqit do të vijnë në Torino të bindur se janë kualifikuar tashmë, por gabojnë nëse e nënvlerësojnë Juven. Osimhen dhe shokët e tij kanë shpejtësi të madhe, por Spalletti duhet të gjejë mënyrën për t’i ndalur. Besoj se bardhezinjtë kanë ende 40% mundësi për ta kaluar turin; pres një reagim krenarie”.

Për Interin, pas humbjes 3-1 ndaj Bodo: “Në kthim nuk do të jetë Lautaro Martinez, mungesë e rëndë, por alternativat në sulm nuk mungojnë. Kam besim sepse në ‘San Siro’ mund të luajë si di. Duhet kujdes ndaj Bodo, që ka fituar edhe jashtë fushe, por nuk është e pamundur. Them se shanset për kualifikim janë 50-50. Do të doja ta shmangnim një tjetër përplasje me norvegjezët, pas asaj të Italisë”.

The post Capello pret reagim krenarie nga Juventusi: Ka 40% shanse kualifikimi. Interi? Them 50 me 50 appeared first on Telesport.