Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, ka komentuar në faqet e “Gazzetta dello Sport” mbi mundësinë që Dusan Vlahovic të transferohet te kuqezinjtë. Kjo është analiza e tij: “A është Vlahovic-Milan një ‘martesë’ që duhet të ndodhë?
Nuk dua të hyj në çështjet ekonomike, sepse ato janë komplekse dhe nuk i njohim të gjitha detajet. Le të përqendrohemi më mirë tek aspektet teknike dhe taktike, duke nisur nga një detaj që në fakt nuk është aspak i vogël: Milanin sot e drejton Massimiliano Allegri, dikush që e njeh shumë mirë sulmuesin e Juventusit.
Çfarë do të thotë kjo? E thjeshtë: nëse Max mendon se Vlahovic përshtatet mirë me skuadrën e tij aktuale, ka me siguri arsyet e tij. E ka parë çdo ditë në stërvitje për dy vjet e gjysmë, e di cilat janë cilësitë dhe mangësitë e tij, si futbollist dhe si njeri. Sepse ne shohim vetëm ndeshjen të dielën, por një trajner ‘e jeton’ lojtarin gjatë gjithë javës, duke vënë re edhe potencialin që nuk është shfaqur ende”.
The post Capello: Për Vlahovic i besoj Allegrit, e ka parë çdo ditë për dy vite e gjysmë appeared first on Telesport.