Capello për shanset e Napolit në Champions: Pse të fshihemi, merkatoja e bërë flet qartë…

Fabio Capello, nga faqet e “Gazzetta dello Sport”, ka dhënë mendimin e tij për sezonin e ri të Champions League, që po nis.

Cilat janë shpresat e ekipeve italiane?
Të gjitha klubet e mëdha europiane janë forcuar, niveli krahasuar me një vit më parë është rritur. Atëherë? Duhet të pajisemi me guxim dhe besim si skuadra italiane, sepse të luftosh me gjigantët dhe të arrish majat është e mundur.

Çfarë prisni nga Napoli kampion?
Merkatoja verore e klubit të De Laurentiis flet qartë, nuk ka kuptim të fshihemi. Skuadra është ndërtuar me shumë kujdes për të qenë konkurruese si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Sigurisht, mungesa e Lukakut do të ndihet, sepse belgu është një sulmues i zakonshëm i skenave të Champions-it. Lëvizjet e tij ishin thelbësore për zhvillimin e lojës së Contes. Sidoqoftë, lëvizja e Napolit, që për ta zëvendësuar sulmuesin belg synon të marrë Hojlund, tregon edhe më shumë ambiciet e klubit. Conte dhe ekipi i tij mund të jenë protagonistë edhe në Europë. Për Antonio mund të jetë hera e duhur për të arritur deri në fund të një kompeticioni që nuk e ka parë kurrë vërtet protagonist…

Edhe Interi mund të pretendojë shumë…
Duhet ta shndërrojë zemërimin dhe hidhërimin e fundit të sezonit të kaluar në Mynih në energji pozitive për të provuar sërish. Nisja e zjarrtë e sezonit të ri në Serie A jep arsye për optimizëm. Te zikaltrit nuk mungon asgjë për të arritur deri në fund edhe këtë herë: kanë strukturë, mentalitet dhe lojtarë. Me lojtarë nënkuptoj edhe të rinjtë që sapo kanë mbërritur, të cilët më në fund janë në nivelin e titullarëve.

The post Capello për shanset e Napolit në Champions: Pse të fshihemi, merkatoja e bërë flet qartë… appeared first on Telesport.