Capello për Juve-Milan: Pjesa e parë ishte shumë e mërzitshme, ekipet u fishkëllyen me të drejtë

Fabio Capello, në një intervistë për “Radio Anch’io Sport”, komentoi ndeshjet e fundjavës dhe nivelin aktual të futbollit italian: “Trajneri nuk futet në fushë, përgatit ndeshjet dhe lëvizjet, përpara portës shkojnë lojtarët. Cilësia e futbollit në Itali është ulur, nuk ka më lojtarë me nivel shumë të lartë”.

Ai vlerësoi si përjashtim fitoren 4-0 të Bologna, ndërsa kritikoi Leaon, që “humbi dy gola të pabesueshëm” në Juve-Milan: “Ndeshja nuk ishte spektakolare. Pjesa e parë ishte shumë e mërzitshme, askush nuk guxoi të rrezikonte. Diçka më shumë u pa në pjesën e dytë, por nga dy ekipe të tilla pritej më shumë. Në fund u fishkëllyen me të drejtë”.

Capello nënvizoi se nuk e kuptoi zëvendësimin e Conceição, duke shigjetuar Igor Tudor. Për një mundësi largimi të Leaos në janar, Capello u shpreh skeptik: “Nuk ka sulmues cilësor që vjen më në Itali. I vetmi ishte Hojlund, që dështoi te Manchester United, por gjithmonë ka pasur cilësi. Është shumë e vështirë të gjesh një lojtar të tillë e ta paguash, sikurse bëri Napoli. Milani është Milan, por këtë vit nuk luan në Europë. Futbollistët e mirë duan të luajnë në Champions”.

The post Capello për Juve-Milan: Pjesa e parë ishte shumë e mërzitshme, ekipet u fishkëllyen me të drejtë appeared first on Telesport.