Fabio Capello, ish-trajner i Juventusit dhe Romës, e sheh këtë sfidë si “të tijën”. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai thotë se është impresionuar nga intensiteti, ritmi, presingu dhe kundërsulmet e të dyja skuadrave, por shton se më shumë për të humbur ka “Zonja e Vjetër”. Receta e tij është e thjeshtë: “Unë nuk do të ndryshoja asgjë, për të mos cenuar sigurinë e lojtarëve. Është çështje besimi dhe bindjeje, po rikthehet Spalletti i vërtetë”.
Capello nënvizon se Spalletti ishte shumë i frikësuar në Europian dhe me kombëtaren, ndërsa te Napoli “fluturonte”. Cilësitë e tij njihen, sidomos në fushë; edhe jashtë saj: “Është filozof kur flet dhe ndonjëherë e kam të vështirë ta ndjek, është tepër i gjatë. Unë preferoj sintezën”.
Një fitore do ta kthente Juven në garën për titull, por vëmendje kërkon edhe Roma e Gasperini: “Është një ‘traktor’ që ecën përpara me idetë e tij, hyn në mendjen e lojtarëve dhe i përfshin të gjithë”. Sipas Capellos, faktori shtesë është Svilar: “Peshon sa një bomber”.
The post Capello “luan” Juventus–Roma: Po rikthehet Spalletti i vërtetë, Gasperini është si “traktor” appeared first on Telesport.













