Capello kritikon Palladino pas humbjes 6-1: Nuk ishe përgatitur si duhet për Bayernin

Atalanta u mund rëndë në shtëpi 6-1 nga Bayern Munich në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions League. Pas ndeshjes, Raffaele Palladino, trajneri i skuadrës bergamaske, u përfshi në një debat televiziv me Fabio Capello. Ish-trajneri, tani opinionist në “Sky”, e pyeti me ton provokues: “Palladino, para ndeshjes the që kishe parë 12 ndeshje të Bayernit për t’u përgatitur. Çfarë ndryshoi Bayerni që ju befasoi, apo e studjuat keq?”

Palladino iu përgjigj qetësisht: “Mister, ka disa vlera në fushë…” Capello theksoi rëndësinë e respektimit të këtyre vlerave dhe kritikoi qasjen e guximshme të ekipit bergamask: “Nëse luan një kundër një dhe kundërshtari është më i mirë teknikisht, krijon probleme për të gjithë skuadrën”.

Palladino mbeti në qëndrimin e tij: “Nuk do të ndryshojmë, nuk do të mbrojmë zonën. E pranojmë rezultatin, mësuam shumë nga kjo disfatë”. Pas përfundimit të lidhjes, Capello sqaroi më tej kritikën, duke nënvizuar vështirësitë që Atalanta hasi përballë superioritetit teknik të Bayernit.

 

The post Capello kritikon Palladino pas humbjes 6-1: Nuk ishe përgatitur si duhet për Bayernin appeared first on Telesport.