Fabio Capello, në analizën e tij për “Gazzetta dello Sport”, lavdëroi Milanin pas fitores 3-0 në “Dall’Ara” ndaj Bologna: “Këtë herë ‘Djalli’ shijoi një mbrëmje fituese me ‘mushkëri të gjata’. Ekipi luajti me personalitet të madh, pa probleme në mbrojtje dhe pa u rrezikuar nga asnjë rast i kundërshtarit”.
Ai iu referua edhe lojtarëve individualë: “Nuk është rastësi që Modric dhe Rabiot janë kaq të rëndësishëm për këtë grup. Kur ata funksionojnë, funksionon e gjithë skuadra. Allegri vazhdon të thotë se është e rëndësishme të përfundohet në katër të parët për Champions, edhe unë pajtohem, por duke parë si po shkojnë rezultatet e kuqezinjve… Interi është përpara, sigurisht, por pse të mos synohet vendi i parë nga kuqezinjtë?”
Capello shton: “Interi ka forcën e një ekipi të madh dhe është më e vështirë të ketë rënie, është e vërtetë, por në ekipin e Allegrit ka dëshirë dhe vendosmëri. Pak mbi gjysmën e sezonit, kjo skuadër ka arritur një maturitet. Kësaj here e mbrojti avantazhin duke luajtur topin dhe pa lejuar rrezikun të rritej. Kjo tregon mentalitet fitues dhe mënyrë të menduari që fiton”.
The post Capello karikon Milanin: Fitore e ‘mushkërive të gjata’, pse të mos e synojë kreun? appeared first on Telesport.










