“Forca fizike, shpejtësia në qarkullimin e topit dhe vazhdimësia në lojë”. Sipas Fabio Capello, këto janë tri arsyet kryesore të dështimit të skuadrave italiane në Champions League. Analiza vlen për të gjithë; humbjen 3-1 të Interit ndaj Bodø, disfatën 5-2 të Juventusit në Stamboll kundër Galatasaray dhe humbjen 2-0 të Atalantës në Dortmund.
“Në momentin që niveli rritet, skuadrat italiane vuajnë. Nëse në tri ndeshje pëson 10 gola, do të thotë se mungon edhe aftësia tradicionale italiane për të mbrojtur. Shifrat flasin vetë, duhet kuptuar pse ndodh kjo. Niveli i klubeve reflektohet te kombëtarja dhe anasjelltas. Jam i bindur që Italia do të shkojë në Botëror, por na mungojnë kampionët e vërtetë”, – deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”.
Capello theksoi edhe problemin e intensitetit në Serie A: “Interi ankohej ndërsa Bodø vraponte. Këtu kërkohet gjithmonë justifikimi i kontaktit. Faji ndahet mes lojtarëve që simulojnë dhe arbitrave që bien pre”.
The post Capello: Ja tri arsyet kryesore të dështimit të skuadrave italiane në Champions appeared first on Telesport.










