Capello “bekon” Jasharin te Milani: Super goditje! Zviceran, por me gjak ballkanik (shqiptar)

“37 milionë euro, përfshirë edhe bonuset? Për një skuadër italiane është një shpenzim jo i vogël”. Nuk e “kafshon gjuhën” Fabio Capello kur komenton blerjen e Ardon Jasharit nga Milani. Ish-trajneri i kuqezinjve, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, ka deklaruar:

“Pranoj se e kam parë vetëm në Champions League gjatë vitit të fundit, që është shumë pak për të pasur dhe, mbi të gjitha, për të dhënë siguri absolute. Gjithsesi, më duket një djalosh i mirë, potencial për të qenë ‘top’ në rolin e tij në të ardhmen. Pra, një goditje e mirë e Milanit në merkato, siç e kuptoj unë.

Club's Swiss midfielder #30 Ardon Jashari (C) and Antwerp's Belgian forward #10 Michel-Ange Balikwisha (L) fight for the ball during the Belgian Pro League champions' play-off football match (day 10 of 10) between KRC Genk and RSC Anderlecht, in Genk, on May 25, 2025. (Photo by BRUNO FAHY / Belga / AFP) / Belgium OUT

Jashari më duket prej një tjetër ‘stofi’, sinqerisht. Nuk po flas për talentin, natyrisht, por për karakterin. Kështu më thonë, edhe kur e sheh në fushë të jep përshtypjen e dikujt që nuk ka frikë nga asgjë. Ai belgu (nënkupton një tjetër lojtar) nuk kishte dalë kurrë më parë nga Brugge, qyteti i tij i lindjes. Jashari, në anën tjetër, është zviceran me origjinë shqiptare. Situata të ndryshme…

Para së gjithash, ai është zhvendosur nga shtëpia një herë, kur nga Zvicra shkoi në Belgjikë. Kjo do të thotë se ka qenë i detyruar të dëshmojë vlerat e tij në një vend ku nuk e njihnin dhe madje fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë i kampionatit, duke bërë paraqitje të mira edhe në Champions. Jashari më duket një tip që nuk tërhiqet kur duhet të tregojë karakter ose të japë diçka më shumë për të fituar. Është edhe zviceran, por në vena i rrjedh gjak ballkanik (qesh)”.

 

 

The post Capello “bekon” Jasharin te Milani: Super goditje! Zviceran, por me gjak ballkanik (shqiptar) appeared first on Telesport.