Cannavaro: Aq sikur ta kisha fituar Botërorin dhe “Topin e Artë” si kapiten i Napolit!

Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i shquar italian, aktualisht trajneri i Uzbekistanit, ka folur për të kaluarën e tij dhe lidhjen me Napolin: “Keqardhja që nuk e përfundova karrierën te Napoli ekziston, sepse presidenti mori lojtarë me një moshë të caktuar”. Më tej shtoi se i ka ardhur keq të largohej nga qyteti i tij shumë shpejt, teksa do të donte ta fitonte Botërorin dhe “Topin e Artë” si kapiten i Napolit.

Për Napolin aktual: “Duke pasur edhe Champions-in këtë sezon bëhet më e vështirë, por Napoli do të luftojë për titull dhe rivalizojë në Europë”.

Ai përmend McTominay dhe De Bruyne si elementë kyç të skuadrës së Contes. Për kombëtaren dhe Gattuso nënvizoi: “Nuk mund ta mendoj moskualifikimin për herë të tretë radhazi. Jam shumë i bindur për punën e Gattusos”.

Megjithatë, ai do të donte të shmangte një përballje direkte me Italinë: “E di që futbollin e ka shpikur djalli, por do të doja të qëndroja sa më larg përballjes me axurrët”.

 

 

 

The post Cannavaro: Aq sikur ta kisha fituar Botërorin dhe “Topin e Artë” si kapiten i Napolit! appeared first on Telesport.