Ish-portieri i Valencias dhe përfaqësueses spanjolle, Santiago Cañizares, ka kritikuar ashpër Marc-André ter Stegen për mënyrën si po sillet në marrëdhënien e tensionuar me Barcelonën.
Në emisionin “El Partidazo de COPE”, Cañizares komentoi vendimin e klubit katalanas për t’i hapur një procedim disiplinor portierit gjerman dhe mundësinë që atij t’i hiqet shiriti i kapitenit, pasi ky i fundit refuzoi të firmosë raportin mjekësor, pas operacionit në shpinë.
Cañizares u shpreh: “Një kapiten përfaqëson lojtarët në fushë dhe në tryezën e negociatave. Nuk mund të jetë dembel, të krijojë atmosferë të keqe apo të jetë egoist. Ai duhet të jetë shembull, t’i ftojë të gjithë në angazhim, në frymën e grupit dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse e krijon vetë konfliktin me klubin, atëherë nuk ka kuptim që ta mbash shiritin e kapitenit”.
Ai shtoi se edhe sjellja e Ter Stegen jashtë fushës nuk është e denjë për një lider: “Kur nuk ka luajtur, sjellja e tij ka lënë shumë për të dëshiruar. Megjithatë, kjo është tipike për shumë gjermanë, që duan me çdo kusht të jenë titullarë. Portierët shpesh janë egoistë sepse, nëse nuk janë titullarë, nuk luajnë fare gjatë sezonit”.
Situata mes Ter Stegen dhe Barcelonës është gjithnjë e më e ndezur dhe deklaratat si këto nga ish-lojtarë me peshë në futbollin spanjoll e shtojnë edhe më shumë presionin mbi portierin gjerman.
The post Cañizares shpë*then ndaj Ter Stegen: Me këtë sjellje të padenjë nuk e meriton të jetë kapiten appeared first on Telesport.