Santiago Cañizares, ish-portieri i Real Madridit (1988-1992 dhe 1994–1998), foli në programin “Tiempo de Juego” pas fitores 2-1 të “Los Blancos” ndaj Barcelonës. Ai kritikoi sjelljet e Vinicius dhe Yamal: “Të dy kanë bërë një ushtrim narcizmi, njëri para ndeshjes e tjetri gjatë saj. Kështu nuk iu bëjnë mirë ekipeve të tyre. Asnjë lojtar nuk duhet të jetë mbi klubin”.
Cañizares shtoi: “Duhet të ekzistojë një komision etike morale ku të thirrurit në zyrë të turpërohen. Sot, kur një lojtar është shumë i mirë, mund të bëjë ç’të dojë sepse askush nuk e ndëshkon”.
Ai mbrojti edhe reagimin e Dani Carvajal ndaj Yamal, pas ndeshjes: “Carvajal është para së gjithash kapiten i Real Madridit. Nëse dikush e ka ofenduar publikisht klubin, është normale që të reagojë. Ai përfaqëson një institucion”.
The post Cañizares kritikon Vinicius dhe Yamal: U sollën si narcistë, kështu dëmtojnë ekipet e tyre appeared first on Telesport.










