Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka një vlerë më të lartë në sajtin “Transfermarkt”.
Ish-lojtari i Elversbergut, falë paraqitjeve fantastike sezonin që e lam pas i është rritur vlera në 8 milionë euro.
Vlera e tij e fundit ishte 4 milionë, kurse tani i është rritur për 4 më shumë.
22-vjeçari ishte një nga më të mirët në Bundesliga 2 të Gjermanisë, duke shënuar 18 gola dhe 9 asiste.
Ai është rikthyer te Hoffenheimi, por nuk dihet nëse do vazhdojë te skuadra gjermane pasi ka shumë oferta në tavolinë.
The post Fisnik Asllanit i dyfishohet vlera në “Transfermarkt” appeared first on GazetaBlic.