Cancelo: Ja pse u riktheva te Barcelona, zemra ime ka qenë gjithmonë këtu

João Cancelo, i rikthyer në Spanjë, foli në konferencën e tij të parë për shtyp, dukshëm i emocionuar dhe i etur për t’u bërë i disponueshëm për Barcelonën. “Kjo ishte një ditë me pritje të madhe dhe pak ankth,” rrëfeu ai.

Më në fund arrita t’i takoj shokët e mi të rinj të ekipit. Do të kthehem për të përfaqësuar klubin që dua“, tha më tej portugezi, që ka luajtur edhe më parë për klubin “blaugrana” (sezoni 2023-2024).

Portugezi shpjegoi arsyet e rikthimit të tij, duke theksuar lidhjen e tij të veçantë me Barcelonën: “Nuk ka të bëjë me klubet e tjera, por me identifikimin personal. Unë jam tifoz, shikoj çdo ndeshje dhe zemra ime ka qenë gjithmonë këtu.”

“Edhe familja ime e dinte se sa shumë e doja këtë mundësi“, shtoi Cancelo, që shprehu entuziazëm për talentet e reja të Barçës: “Lamine Yamal ka pasur një rritje mbresëlënëse. Ai është ndër më të mirët në botë dhe kontributi i tij është i paçmuar për ekipin“.

Ai gjithashtu vlerësoi qasjen taktike të Flick. “Trajnerit i pëlqen futbolli sulmues, i bazuar në posedim, perfekt për karakteristikat e mia“, u shpreh më tej Joao Cancelo, që ka realizuar 4 gola në 42 ndeshje me katalanasit në përvojën e parë aty.

E di që ka konkurrencë. Jam këtu për të luajtur, por trajneri do të vendosë. Më pëlqen sfida. Ndihem mire dhe gati të jap gjithçka. Kam punuar shumë që nga dëmtimi im dhe dua të kontribuoj menjëherë“, përfundoi Joao Cancelo.

The post Cancelo: Ja pse u riktheva te Barcelona, zemra ime ka qenë gjithmonë këtu appeared first on Telesport.