“Cancelo? Është një mundësi që do ta eksplorojmë. Asnjë ofertë për Frattesin”

João Cancelo është një objektiv real për të cilin Interi po punon. Këtë e konfirmoi Beppe Marotta para ndeshjes me Bologna: “Nuk kemi nevojë të madhe, kjo merkato ofron pak mundësi. Por, duke qenë se kemi probleme me rikuperimin e Denzel Dumfries, duam të shohim nëse tregu mund të na ofrojë një lojtar me ato karakteristika dhe në nivelin e të tjerëve. Është një mundësi që do ta eksplorojmë. Do të shohim çfarë do të ndodhë, jemi në një fazë negocimi.

Ai ka një kontratë që asnjë skuadër italiane nuk do të mund ta përballonte. Situata është shumë e veçantë; nëse hipotetizohet një shkëmbim, ata duan një mbrojtës qendror. Kur të hyjmë në negociata do ta vlerësojmë. E gjitha bëhet për të sistemuar krahun e djathtë, që vuan mungesën e Dumfries”.

Për Frattesin: “Nëse dëshiron të largohet, do të flasim dhe vlerësojmë, por nuk jemi në atë situatë. Ai nuk do të largohet dhe nuk kemi marrë oferta për të”.

Për Asllanin: “Është pasuri e jona, është në huazim te Torino dhe duhet respektuar vlera e lojtarit. Nëse s’ka kushte për të qëndruar, do të gjejmë zgjidhje tjetër”.

The post “Cancelo? Është një mundësi që do ta eksplorojmë. Asnjë ofertë për Frattesin” appeared first on Telesport.