Diplomati Blerim Canaj, duke folur për zgjedhjet, tha se duhet patjetër të mendohet për gjendjen sociale të qytetarëve.
Ai në “Info Magazine” në Klan Kosova tha gjithashtu se duhet të jetë në fokus edhe ekonomia dhe politika e jashtme.
“Nuk mund të futesh në zgjedhje dhe të mos mendosh për gjendjen sociale të qytetarit, nuk mund të futesh në zgjedhje dhe të mos mendosh për ekonominë, sikur që ne tani po e shohim që jemi në një situatë të rëndë kur flasim për politikën e jashtme dhe nuk mund të futesh në zgjedhje dhe të mos e trajtosh atë temë”, tha ai.
Por, Canaj u shpreh se prioritet për ne duhet të jetë dialogu, për shkak se siç tha, kemi të bëjmë me një çështje të sigurisë në Ballkan.
“Jam shumë i sigurt që nëse vazhdon të jetë kjo botë që është, dialogu prapë do të jetë prioritet i të gjitha prioriteteve për neve, për shkak se kemi të bëjmë me një çështje të sigurisë në Ballkan dhe të gjithë e dimë dhe e kemi në atë ligjin e famshëm të Shteve të Bashkuara të Amerikës që ajo çështje madje është çështje e interest amerikan, direkt apo indirekt. Dhe ne domossdoshmërisht nëse duam që të vazhdojmë një partneritet me ta, do të duhet të merremi me këtë temë”, u shpreh ai./Klankosova.tv













