Camila Cabello, 28 vjeçe, u pa duke mbajtur duart me të dashurin e saj miliarder, Henry Junior Chalhoub, 38 vjeç, gjatë vizitës në Monaco E-Prix 2025.
Këngëtarja ishte veshur me një stil elegant e të zi, ndërsa Chalhoub kishte zgjedhur një veshje më të qetë me xhaketë kafe.
Dyshja janë lidhur që nga nëntori 2024 dhe janë parë shpesh në publik, duke përfshirë evente si sfilata e Chanel dhe festa të industrisë së filmit dhe modës, shkruan DailyMail.
Chalhoub vjen nga një familje me pasuri të madhe, që zotëron kompaninë e luksit “Chalhoub Group”, e cila bashkëpunon me marka si Versace dhe LVMH.
Cabello, e njohur për dëshirën për privatësi në jetën personale, po përgatitet për turneun e saj të ri “Yours, C”, në mbështetje të albumit të katërt “C, XOXO”.
Turneu nis më 21 qershor në Spanjë dhe përfundon më 14 shtator në Brazil.
Së fundmi, ajo u bë virale për një video në TikTok ku thumbon me humor Katy Perry-n, e cila udhëtoi në hapësirë për të promovuar turneun e saj.
“Nuk kisha buxhet për të fluturuar në hapësirë, kështu që bëra këtë TikTok”, shkroi Camila me ironi.