Cambiaso: Dua të shënoj më shumë gola. Champions apo titulli? Ne jemi Juventusi dhe…

Andrea Cambiaso, duke folur në zonën mikse pas fitores ndaj Borussia Dortmundit, në miqësore, falë dopietës së tij (2-1), komentoi edhe golin e dytë spektakolar: “Zhvilluam një ndeshje serioze. Jemi shumë të kënaqur, sepse kemi kaluar një javë të shkëlqyer në Gjermani. U stërvitëm mirë dhe e mbyllëm me një ndeshje të bukur. E përsëris, ishte një ndeshje serioze dhe e interpretuam shumë mirë”.

Për golin e tij të dytë, shumë të bukur: “Kam shënuar pak, por ky ishte me të vërtetë i bukur…, shumë i bukur. Sidomos i dyti”.

Për objektivat e sezonit, të tij dhe të Juventusit: “Objektivi është pikërisht ky: të jem pak më vendimtar në zonën kundërshtare. Me këtë modul të ri, duke luajtur më përpara, mund të ndikoj më shumë. Dua të përqendrohem te ky aspekt”.

Nëse ndien se është rritur: “Po, sidomos nga ana mendore. Ndihem më i madh, më i pjekur. Dua të jem një element i rëndësishëm për skuadrën dhe t’i ndihmoj më shumë shokët e mi”.

Nëse ka një prioritet mes kampionatit dhe Champions League: “Jo, ne jemi Juventusi dhe duhet ta luajmë çdo kompeticion në maksimum. Trajneri po na transmeton këtë mesazh: të besojmë në çdo ndeshje dhe të mos mendojmë shumë përpara”.

The post Cambiaso: Dua të shënoj më shumë gola. Champions apo titulli? Ne jemi Juventusi dhe… appeared first on Telesport.