Eduardo Camavinga është një nga yjet e Real Madridit i pakënaqur me Xabi Alonso-n. Francezi nuk është më një titullar i rregullt dhe ndaj nuk do të ishte aspak befasi nëse vendosë të largohet nga Madridi.
“CaughtOffside” zbulon se Liverpool interesohet shumë për mesfushorin francez dhe gjatë merkatos së janarit do të paraqesë një ofertë zyrtare rreth 60 milionë euro. Arne Slot e pëlqen shumë Camavinga-n dhe e sheh atë si profilin ideal për të plotësuar mësfushën e Liverpool-0it, repart që ka shfaqur jo pak probleme këtë sezon.
Në anën tjetër, te Real Madrid nuk e kanë me ngut shitjen e francezit dhe do të lejojnë largimin e tij vetëm nëse vjen oferta e duhur ekonomike. Kontrata aktuale e Camavinga-s me klubin madrilen skadon në vitin 2029, dhe në rast se nuk ndodh largimi gjatë merkatos së janarit, me shumë mundësi do të ndodhë verën e ardhshme, gjithmonë nëse Xabi Alonso nuk largohet para tij.
The post Camavinga “lodhet” me Alonson, afër largimit nga Real Madrid. Destinacioni i ri mund të jetë Liverpool appeared first on Telesport.











