Camarda për Interin: “Kurrë mos thuaj kurrë”, por thekson: “Milanizmi im s’vihet në dyshim”

A do të luaje ndonjëherë për Interin? Kjo ishte pyetja “me spec” për sulmuesin e ri italian. “Tani jam te Lecce dhe mendoj për Lecce. Pastaj, çfarë do të ndodhë nuk mund ta dijë askush, por tani mendojmë për këtë sezon”. Kështu u shpreh Francesco Camarda, i cili nuk e mbylli derën për një të ardhme zikaltër, duke iu përgjigjur pyetjeve të nxënësve të Institutit Marcelline në kuadër të projektit “Vizato me futbollistët”, organizuar nga “Panini”.

Deklarata e tij ngjalli reagime, por më pas erdhi sqarimi në rrjetet sociale: “Milanizmi im nuk mund të vihet në diskutim.”

Sulmuesi i ri theksoi se fokusi i tij aktual është vetëm te Lecce dhe sezoni në vazhdim, duke lënë gjithçka tjetër për të ardhmen. Megjithatë, përgjigjja e tij e sinqertë “kurrë mos thuaj kurrë”, mjaftoi për të ndezur debat mes tifozëve.

The post Camarda për Interin: “Kurrë mos thuaj kurrë”, por thekson: “Milanizmi im s’vihet në dyshim” appeared first on Telesport.