Calhanoglu zbulon ëndrrën e madhe: Dua ta thyej rekordin e Rustu me Turqinë

Hakan Çalhanoğlu, pas fitores 3-2 të Turqisë në ndeshjen e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, shprehu ambiciet e tij: “Pas kartonit të kuq patëm vështirësi, por ishte thelbësore të fitonim. Qëllimi ynë është i madh; kualifikimi në Botëror. Urime bashkëlojtarëve dhe shpresoj të fitojmë edhe ndeshjen tjetër”.

Për sfidën me Spanjën: “Shpresojmë të fitojmë edhe ndaj tyre. Spanja është e fortë, ne do të japim maksimumin me ndihmën e tifozëve. Është fillimi i sezonit, rëndësi ka të pushojmë mirë për ta përballuar ritmin e ndeshjeve”. Çalhanoğlu ka synim 100 paraqitje me kombëtaren: “Shpresoj të arrij 100 ndeshje me Turqinë dhe ta thyej rekordin e Rustu”.

Ai mohoi gjithashtu thashethemet për një përplasje me bashkëkombësin Akgun: “Yunus ka qenë gjithmonë me mua, siç e keni parë nuk ka sy të kuq… (qesh). Nuk ka pasur asgjë, kjo është kombëtarja dhe të gjithë jemi vëllezër”.

The post Calhanoglu zbulon ëndrrën e madhe: Dua ta thyej rekordin e Rustu me Turqinë appeared first on Telesport.