Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit

Rrugëtimit të Hakan Calhanoglu tek Inter i ka ardhur fundi. Mesfushori turk ka vendosur të largohet nga zikaltrit këtë verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Stambolli.

Prej ditësh, Galatasaray është në bisedime me Interin për transferimin e Calhanoglu, oferta e tyre e parë që përfshinte 20 milionë euro në total, është refuzuar nga klubi zikaltër, i cili kërkon 35-40 milionë euro.

Mediat turke raportojnë ditën e sotme, se së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglu është futur edhe Fenerbahce. Jose Mourinho ka folur personalisht me lojtarin dhe e ka bindur atë të transferohet atje, edhe pse pak ditë më parë Calhangolu kërkonte nga drejtuesit zikaltër ta linintë lirë të largohej dhe të kthehej në shtëpi, duke i referuar Galatasaray-it.

Por situata ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit dhe e ardhmja e Calhangolu mund të jetë te Fenerbahce, Mourinho po ndërton një super ekip që do të synojë të fitojë titullin vitin e ardhshëm në Turqi. Përveç Calhanoglu, Mourinho kërkon edhe transferimin e Marco Asensio dhe Lee Kang-in nga PSG.

The post Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit appeared first on Telesport.