Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, foli për “SportMediaset” pas fitores 5-2 ndaj Romës, përfshirë një gol të jashtëzakonshëm nga distanca: “Ishte fitore e rëndësishme, një ndeshje e bukur për t’u parë. Na mungonin aksionet që treguam dhe jemi të kënaqur, ishte një sinjal i rëndësishëm. Donim të qëndronim lart sepse presioni vjen nga pas, e dimë dhe e ndjejmë”.
Për golin e tij: “Roma është një skuadër e fortë, që luan fort një kundër një. Nuk është e lehtë. Të shkuarit në dhomat e zhveshjes në avantazh na dha entuziazëm, por e dinim që nuk mjaftonte, prandaj vazhduam të luajmë dhe të shënojmë”.
Calhanoglu theksoi rikuperimin pas lëndimeve: “Lëndimet vijnë, fatkeqësisht ndodh. Duhet të rikuperojmë mirë; gjatë pushimit prej kombëtareve rikuperuam Lautaron. Edhe unë tani kam ritmin e duhur, ndihem mirë dhe dalin aksionet e rrjedhshme”.
The post Calhanoglu: Presioni vjen nga pas në renditje, e dimë dhe e ndjejmë appeared first on Telesport.










