Calhanoglu nuk shqetëson, Lautaro përmirësohet. Chivu monitoron zikaltërit në kombëtare

Grupi i Interit është reduktuar në minimum dhe mendja është te ndeshja e së dielës së Pashkëve kundër Romës në “San Siro”. Në “Appiano Gentile”, shumica e lojtarëve janë nga “Primavera” dhe U-23, nën drejtimin e Cristian Chivu, që do të rikthehet në stol pas pezullimit në Firence. Stafi po ndjek me kujdes kombëtaret, sidomos Italinë ku janë 5 nga 12 interistët e grumbulluar.

Alarmi për Hakan Calhanoglu është shuar, shqetësimi në pulpë ndaj Rumanisë nuk duket serioz dhe ai pritet të luajë, madje edhe në sfidën vendimtare ndaj Kosovës, me vendimin final që i takon trajnerit Vincenzo Montella.

Me Poloninë shkëlqeu Piotr Zielinski, autor i golit vendimtar ndaj Shqipërisë. Tek Italia, Gennaro Gattuso aktivizoi Bastonin, Barellën dhe Dimarcon titullarë, ndërsa Francesco Pio Esposito hyri nga stoli. Frattesi qëndroi në pankinë.

Ndërkohë, lajmi më i mirë është rikthimi i afërt i Lautaro Martinez, që po stërvitet mirë dhe pritet të bashkohet me grupin javën e ardhshme. Chivu do të duhet të menaxhojë edhe lodhjen dhe gjendjen psikologjike të lojtarëve pas ndeshjeve të kombëtareve.

The post Calhanoglu nuk shqetëson, Lautaro përmirësohet. Chivu monitoron zikaltërit në kombëtare appeared first on Telesport.