Mesfushori Hakan Calhanoglu, i cili u rikthye te goli nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Genoa, foli për derbin e javës së ardhshme kundër Milan. “Derbi? Po mendojmë vetëm për veten tonë”.
“Fitorja është gjithmonë e rëndësishme dhe përhapja e pozitivitetit është e rëndësishme, por ne thjesht duam të vazhdojmë kështu“, shtoi më tej turku.
Ai u rikthye pas një periudhë pushimi për shkak dëmtimi: “Nuk është e lehtë për t’u menaxhuar. Kthehesh nga një dëmtim dhe duhet të ndalesh përsëri. Jam i lumtur që jam kthyer. Dua të kthehem në formën optimale”.
“Nga tani deri në fund, të gjitha fitoret do të jenë të rëndësishme. Kjo skuadër është rikuperuar gjithmonë nga çdo humbje. Jam i lumtur me golin, por mbi të gjitha që skuadra fitoi“, tha Calhanoglu.
The post Calhanoglu: Nga tani deri në fund të gjitha fitoret do të jenë të rëndësishme, gati për derbin appeared first on Telesport.










