Hakan Calhanoglu është kthyer në një çështje më vete tek Inter. Pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube nga Fluminense, kapiteni Lautaro Martinez ka bërë një deklaratë të fortë, referuar pikërisht mesfushorit turk.
“Kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë tek Interi, duhet të largohet”, ishte në thelb të deklaratës së Lautaro Martinez, që solli direkt një reagim të gjatë dhe të fortë të Calhanoglu. Në një reagim më rrjetet zyrtare, Calhanoglu nuk ngurroi të përmendte dashurinë që kishte për Interin. “Nuk e kam tradhtuar kurrë këtë klub, nuk kam thënë kurrë se nuk jam i lumtur te Interi”, tha mes të tjerash Calhanoglu.
Turku ka arritur marrëveshjen personale me Galatasaray, ku i ka kërkuar dhe drejtuesve të Interit, ta lënë të lirë të kthehet në “shtëpi”. Por, klubi zikaltër është i gatshëm të lërë të lirë turkun vetëm për një shifër që është rreth 40 milionë euro, aq sa është klauzola e tij. Në anën tjetër, Galatasaray ofron 15 milionë euro në tavolinë, plus 5 milionë euro bonuse, por jo më shumë.
Duke dashur të përfitojnë nga situata e nderë, në garë për Calhanoglu janë futur edhe dy klubet e Premier League: Manchester United dhe Fulham, ndaj nuk do jetë befasi nëse sezonin e ri mesfushori turk do luajë në Angli. Rrugëtimi i tij tek Inter ka marrë fund, dhe nëse nuk kthehet në “shtëpi” te Galatasaray, atëherë Premier League mund të jetë një pistë shumë interesante.
The post Calhanoglu drejt largimit nga Inter, por jo te Galatasaray! E kërkojnë dy klubet e Premier League appeared first on Telesport.