Calabria: Ekip i fortë, bazë mbrojtëse solide, Allegri fitues. Po, Milani është për titull

Në një intervistë për “Rivista Undici”, Davide Calabria foli mbi marrëdhënien me Stefano Piolin dhe keqardhjen për dështimin e aventurës së trajnerit te Fiorentina: “Kam një raport të mrekullueshëm me trajnerin, për mua ka qenë i rëndësishëm. Na erdhi jashtëzakonisht keq kur u largua nga Milani dhe u pa sa shumë e donim, lojtarë dhe tifozë. Mori një klub në krizë dhe e riktheu aty ku e meriton.

E imagjinoj se edhe ai e dinte që Firence do të ishte një sfidë e vështirë; mendoj se disa dinamika u ndërthurën keq. Futbolli është i çuditshëm, gjithçka mund të shembet në një çast. Kemi komunikuar, më shkroi pas golit dhe unë i shkrova kur u largua nga Firence. Ishte shumë i mërzitur, kishte ambicie të tjera. Shpresoj të rilindë”.

Krejt ndryshe është situata e Milanit të Allegrit, që Calabria e sheh për titull: “Po, absolutisht. Ekip i fortë, bazë mbrojtëse solide, Allegri është fitues, ka përvojë dhe luajnë një herë në javë. Max komunikon në mënyrë fantastike”.

The post Calabria: Ekip i fortë, bazë mbrojtëse solide, Allegri fitues. Po, Milani është për titull appeared first on Telesport.