Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe grupit të saj.
Seanca do të nisë nga ora 09:30.
Hajdari akuzohet bashkë me Ridvan Muharremin, Irfan Lipovicën dhe Hafiz Garën gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.











