Caktohen datat dhe oraret e ndeshjeve të 1/8 së finales së Champions League

Sot në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti për 1/8 e finales së Champions League.

Ndeshje fantastike do të zhvillohen gjatë muajit mars, shkruan indeksonline.

Derbi madrilen mes Realit dhe Atletikos dhe përballja mes PSG dhe Liverpool-it janë dy nga ndeshjet më interesante.

Po ashtu në 1/8 e finales do të përballen edhe dy skuadrat gjermane, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.

UEFA tashmë ka publikuar datat dhe oraret e ndeshjeve.

Me 4 dhe 5 mars zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato të kthimit më 11 dhe 12 mars.