Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar pas vendimit të Presidentes për të tërhequr kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, duke përmendur si arsye caktimin e gjyqtarit raportues Radomir Laban, transmeton KosovaPost.
Sipas Cakollit, ndonëse është legjitime që institucionet të kenë rezerva ndaj figurave të caktuara, sidomos kur ka raportime të përsëritura nga organet e sigurisë për cenim të rendit kushtetues, kjo nuk mjafton për të arsyetuar tërheqjen nga një rast me peshë të madhe kushtetuese.
“Nëse pas tetë vitesh raportimesh nuk është iniciuar asnjë hetim apo kallëzim penal, atëherë është vështirë të arsyetohet se si një element procedural, si caktimi i gjyqtarit raportues, mund të shërbejë si arsye për tërheqje”, shkruan Cakolli në Facebook.
Cakolli nënvizon se edhe nëse Presidentja tërheq kërkesën, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të vazhdojë shqyrtimin nëse vlerëson se rasti përbën interes publik madhor – gjë që, sipas tij, është evidente në situatën aktuale kur Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues dhe vendi gjendet në vakum institucional.
Postimi i plotë:
The post Cakolli: Tërheqja e Presidentes nga Kushtetuesja, e paarsyeshme – gjyqtari raportues s’e vendos fatin e rastit appeared first on Kosovapost.net.