Cakolli: Problemi me kode të fletëvotimeve njollë e keqe për procesin zgjedhor

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se problemi me kodet e fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut, Gjakovë dhe jo vetëm janë njollë e keqe për procesin zgjedhor. Sipas tij, nëse vetëm një grumbull i votave janë ndikuar në këtë drejtim, mund ta cenojë dhe lëndojë integritetin e procesit zgjedhor për çka siç ka thënë i mbetet KQZ-së që të analizojë dhe zgjidhë këtë çështje.

“Përkundër deklarimeve spontane te artereve brenda të KQZ -së Ende s’është e qartë përmasa e problemit me kodet e fletëvotimeve ndonëse fillimisht ja ë përmendur dy komuna dje u publikua një listë qe të gjitha komunat janë të prekura nga një problem i tillë kjo normalisht është njolle e keqe që do t’i mbetet procesit zgjedhor. KQZ duhet dhe është ne procedurë të përpilojë një raport te detajuar për këtë çështje të paktën për Mitrovicën në të cilën ka pasur ankesë. Ende s’është e qartë përmasa e problemit me këto fletëvotime…. por kjo do të jetë njollë e keqe për procesin zgjedhor. Nëse vetëm një grumbull i votave janë ndikuar ne këtë drejtim mund ta cenojë dhe lëndojë integritetin e procesit zgjedhor…Situata e tilla minojnë besimin e publikut dhe zgjidhja e vetme është të ketë analizë dhe raport të detajuar nga ana e KQZ-së për këtë çështje dhe marrje të përgjegjësisë”, tha Cakolli për RTV21.

Sa i përket mundësisë për rivotim në Mitrovicë të Jugut pas kërkesës së PDK-së Cakolli tha se i mbetet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa të vendos një gjë të tillë.

“ PZAP-ja ka autoritet ligjorë të vendosë për rinumërim, rivotim apo të hedh poshtë ankesën e PDK-së. Janë gjithsej 96 orë, dy ditë veçse kanë kaluar që i bie janë edhe tri ditë maksimalisht brenda së cilave PZAP-ja duhet të dalë me vendim”., tha Cakolli

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe shkon përtej interesave reciproke. Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive, Meloni u shpreh se këtë marrëdhënie shumë të fortë mes dy kombeve e tregoi edhe fakti që të 20 ministrat shqiptarë, në mbledhjen e përbashkët i mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa pasur nevojë për përkthyes. “Jam shumë e kënaqur që mikpres në Romë mikun tim Edi Rama dhe ministrat e tij të shumtë në numër. Mund të quhet historike se është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtoj lloji, por edhe për cilësinë dhe sasinë e marrëveshjeve dyaplëshe. Ne e dimë që marrëdhëniet me Shqipërinë i kanë rrënjët shumë thellë, kanë qenë gjithmonë marrëdhënie që shkojë përtej, kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga asambleja ku të 20 ministrat e morën fjalën në italisht dhe pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme për ta fuqizuar më tej. Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë, janë mbi 3 mijë kompani italiane në Shqipëri”, tha Meloni./EuronewsAlbania/