Cakolli për miratimin e Projektbuxhetit 2026: Është cenim i rendit kushtetues

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar të premten Projektbuxhetin për vitin 2026.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës ( bie ndesh me Ligjin për Qeverinë dhe me parimet kushtetuese të funksionimit institucional.

“Nisur nga aspekti i Ligjit për Qeverinë, kemi të bëjmë me një keqinterpretim të qëllimshëm”, deklaroi Cakolli në KTV.

Ai theksoi se neni 31 i këtij ligji përcakton qartë kufizimet për qeveritë në dorëheqje, përfshirë edhe ndalimin për të miratuar projektligje apo për të dërguar buxhetin në Kuvend.

“Sipas paragrafit 5, këto kufizime vlejnë edhe për qeverinë në detyrë, por jo përjashtimet. Pra, ky vendim është i kundërligjshëm si nga aspekti ligjor, ashtu edhe nga ai kushtetues”, shtoi ai.