Eugen Cakolli nga KDI edhe pas dështimit të seancës së sotme për zgjedhjen e Kryeparlamentarit ka sqaruar se deputetët mund të marrinë pjesë në votim, por s’e kanë me patjetër të votojnë “pro”.
“Për herë të tretë, Kuvendi dështoi të zgjedhë Kryetarin e vet. Meqë nuk kishte marrëveshje politike, e kandidatura u tha se do të ishte e njëjtë – ndonëse formalisht nuk u propozua fare – nuk kishte konstituim. Sepse e njëjta formulë nuk do të prodhojë papritur aritmetikë tjetër parlamentare”.
“Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se partia fituese ka të drejtë ekskluzive të propozojë kandidatin për Kryetar, ndërsa deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në votim – por jo patjetër të votojnë “pro””, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Ai tutje ka shkruar se kur mungon shumica, duhet zhvilluar diskutime për të kërkuar kompromis për të shmangur zvarritjen.
Prandaj, kur mungon shumica, lind obligimi për të zhvilluar diskutime, për të kërkuar kompromis dhe për të shmangur zvarritjen e mëtejshme – jo domosdo në mes të këtyre seancave krejt të kota.
Nëse nuk ka lëvizje, duhet të fillojnë së paku reflektimet – qoftë për qasjen, qoftë për vetë opsionet politike”, ka thënë Cakolli.