Cakolli: Ndërkohë që Kuvendi nuk po konstituohet, bordet po mbushen – kundërligjshëm dhe “normalisht”

Cakolli thekson se edhe pse Kuvendi nuk po konstituohet bordet po mbushen kundërligjshëm.

Ai thotë se ky vendim është vazhdim i planifikuar i kontrollit politik mbi institucionet, përmes nënshkrimeve të momentit të fundit.

Postimi i plotë:

Ish-ministrat që janë betuar si deputetë, jo vetëm që s’janë larguar fizikisht nga objektet qeveritare, por as nga vendimmarrja ekzekutive.

Ndërkohë që Kuvendi nuk po konstituohet, bordet po mbushen – kundërligjshëm dhe “normalisht” – nga anëtarë të përzgjedhur nga radhët e afërta të Vetëvendosjes.

Rasti i fundit qenka ai i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar. Por ky s’është vendim teknik, as urgjent, e as rutinë e një (ish)ministri. Është vazhdim i planifikuar i kontrollit politik mbi institucionet, përmes nënshkrimeve të momentit të fundit.

Pikërisht ajo për të cilën janë kritikuar të gjitha qeveritë e mëparshme.

Pushteti nuk po qeveris më, por po siguron terren për pas-qeverisjen. Dhe gjithçka bëhet mbi një logjikë të qartë, por të mbrapshtë: “Për sa kohë nuk të ndalon dikush, s’ka pse ndalesh vetë.”