Dje, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka vendosur që zgjedhja e Nenad Rashiqi për nënkryetar të Kuvendit ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, gjë për të cilën, ka reaguar reaguar kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Ky i fundit, deklaroi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është në shpërputhje me Kushtetutën, duke i cilësuar si të ‘’pa baza’’ pretendimet në Njoftimin e Gjykatës Kushtetueses.
Lidhur me këtë, është deklaruar Eugen Cakolli nga KDI. Ky i fundit i ftuar në Kosova Live në T7, ka vlerësuar se deklaratat e Bashës janë të ‘’papranueshme’’ dhe se, këto komente lënë hapësirë për të kuptuar se aktgjykimi i Kushtetueses s’do të respektohet.
‘’Deklaratë fare e papranueshme si sjellje politike dhe institucionale. Besoj që është prej herave të vetme që në Kosovë kemi pasur një bartës të lartë institucional i cili deklaron publikisht dhe hapur që gjykata jo vetëm se e ka gabim, unë e kam mirë, por jep indikacione edhe mbase të mos respektimit të aktgjykimit në tërësi. Sepse nëse konsideron që një aktgjykim është në shkelje të Kushtetutës, sado e palogjikshme tingëllon si formolim e lërë më të tjera, atëherë unë besoj që kjo është indicie që të kalohet në pikën tjetër, pra të mos respektimit të tij, dhe që një gjë e tillë u konfirmua edhe në deklarimet pasuese se mbase edhe do të lihet vakante pozita në fjalë e të tjera’’, ka thënë Cakolli në T7.










